Back to top

SPEZIELL Albanisch

Mbetje të veçanta

Ka mbetje të cilat nuk duhet të hidhen në mbeturina. Informohuni se çka duhet të bëni pranë:

--Distriktit administrativ

--Firmës (njerëzve që në Gjermani merren me mbetjet)

--Pronarit ose qiradhënësit

--Fqinjëve apo miqve që njihni

Mbetjet e rënda

Mbetjet e rënda ose riparohen dhe ripërdoren ose digjen për të prodhuar energji. Këtu futen gjëra që janë më të mëdha se kontejneri ose kazani (krevate, valixhe, dollape, biçikleta) E rëndësishme: Këto material nuk duhet thjesht të lihen aty apo të digjen .Kjo është e denueshme.

Mbetjet elektrike

Pajisjet elektrike përmbajnë lëndë të riciklueshme por edhe lëndë të rrezikshme. Pajisjet elektrike të vjetëruara ose të dëmtuara  riparohen ose shiten apo përdoren si pajisje të përdorura, për t‘u përdorur si material të riciklues për produkte të tjera.

Mbetjet elektrike janë  pajisje që kanë një kabëll elektrik apo bateri (mikser, televizor, celular, lavatriçe, tharëse flokësh)

Veshjet e përdorura

Veshjet e përdorura mund të përdoren sërish apo të kthehen në mbulesa apo peshqire. Veshjet e përdorura duhet të jenë të pastra dhe të paketuara në çanta . Në veshjet e përdorura futen rroba, këpucë, mbulesa, rroba krevati. Ato grumbullohen në kontejner special për rrobat e vjetra.

Mbetje të dëmshme

Mbetje toksike dhe organike  duhet të ndahen nga mbetjet e tjera që të mbrohen njerëzit, sidomos fëmijët por edhe kafshët dhe bimët. Mbetje të dëmshme ka psh në bateritë, llambat elektrike për kursim, kimikatet si psh (ngjitës, llaqe, diluente) Mbetjet e dëmshme mund të njihen nga këshillat paralajmëruese dhe shenjave  në paketim.

Mbeturinat në kopsht

Nga mbeturinat e kopshtit mund të prodhohet kompostimi apo energjia. Mbeturinat e kopshtit përbëhen nga p.sh. barërat e këqija, prerja e barit, gjethet, shkurre dhe degët e vogla. Këtu nuk përfshihen rrënjët, dheu si dhe mbeturinat e kuzhinës.